“Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë ka ndikim strategjik në gjithë regjionin e Ballkanit sepse siguron më shumë stabilitet se është një mesazh i qartë për të gjithë ata që tentojnë ta destabilizojnë Ballkanin Perendimor”- kështu deklaroi Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në RTK.
“Kjo ka rëndësi të veçantë për faktin që kjo bazë është vendosur në Republikën e Shqipërisë, dihen raportet e Kosovës me Shqipërinë, për ne është një hap i rëndësishëm, por për gjithë Ballkanin Perendimor është i rëndësishëm sepse jep më shumë siguri dhe frenon dashakeqësit që tentojnë të destabilizojnë këtë regjion”, deklaroi Maqedonci.
Mes tjerash ai tha se ky është një mesazh edhe për frenimin e influenncës ruse në Serbi, dhe është një siguri që NATO u jep vendeve që aspirojnë anëtarësimin në këtë organizatë.
Ministri Maqedonci tutje tha se NATO e ka të nevojshme prezencën në Shqipëri dhe Ballkanin Perendimor edhe në aspektin taktik e operacional. “Kjo bazë i jep mundësi aeroplanëve të NATO-së të zhvillojnë operacione edhe në vende të tjera, si Lindjen e Mesme dhe Mesdheun”, theksoi ai.