-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tentoi të vriste 34-vjeçarin në Athinë, kapet i riu nga Durrësi

Kryesoret

Ka përfunduar në pranga nga policia greke  20-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim Mario Tralo.

I riu nga Durrësi është arrestuar mbrëmjen e djeshme për akuzën “vrasje e mbetur në tentativë” si dhe “armëmbajtje pa leje”. Tralo në datë 2 shkurt hapi zjarr ndaj Renis Fejzollit në qytetin e Athinës, çka solli dhe plagosjen e rëndë të 34-vjeçarit.

Hetimet e policisë zbuluan se Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 euro Marios Tralo me të cilin ishin shokë, ndërsa ky i fundit kishte përhapur thashetheme në rrethin e tyre, të cilat e kishin prekur Fejzollin.

Ata kanë komunikuar në telefon pasditen e 1 shkurtit dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Teksa Fejzolli e priste Tralon në parkun ku ndodhi ngjarja, ky i fundit është shfaqur me një automjet “Toyota Yaris” dhe pasi ka hapur xhamin, ka shtënë me armë drejt tij.

Tralo dyshohej se fshihej në Angli pasi ishte konfirmuar largimi i tij në Shqipëri pas ngjarjes por policia e ka kapur në Athinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit