-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta reagon pas vendimit të GJKKO për Fredi Belerin

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim mbi dënimin me dy vite burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Meta shkruan në një postim në Facebook, se çështja “Beleri” nuk është një problem midis Shqipërisë dhe Greqisë, por një problem thelbësor dhe skandaloz i mungesës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vendin tonë. Ai shton më tej nuk është Beleri që ka vonuar dhe ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë, por është mazhoranca.

POSTIMI I PLOTË:

Çështja “Beleri” nuk është një problem midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Çështja “Beleri” është një problem thelbësor dhe skandaloz i mungesës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Çështja “Beleri” është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga Kryeministri dhe nga qeveria.

Nuk është çështja “Beleri” ajo që ka vonuar dhe ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë, por është ky Kryeministër dhe kjo mazhorancë që mban peng në mënyrë të qëllimshme integrimin europian të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit