-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas 3 orësh debat, Rithemelimi miraton ndryshimet

Kryesoret

Kryesia e Partisë Demokratike nga radhët e Rithemlimit ka vendosur që të miratojë ndryshimet duke i hapur rrugë Gaz Bardhit dhe nënkryetarit të Parlamentit Agron Gjekmarkaj të emërohen automatikisht nënkryetar partie.
Ndryshimet statutore janë miratuar pas tre orësh debat. Tanimë pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar për t’i dhënë vulën përfundimtare ndryshimeve.

Ndryshimet

Në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon;
Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, deri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47. Ndërkohë, në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon.

“Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit. Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit