-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas Mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, reagon Flamur Noka

Kryesoret

Deputeti i PD Flamur Noka, pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, deklaroi se tashmë bashkimi i opozitës është më afër se kurrë. Noka tha se mbledhja e Këshillit Kombëtar i shërbeu bashkimit të opozitës. Në një prononcim për mediat ai shtoi se misioni historik i demokratëve është që të kthejnë votën e lirë, e cila, sipas tij, është dhunuar në 10 vitet e qeverisjes së Edi Ramës.

“Ne jemi në një etapë të re, duam bashkimin e demokratëve. Tashmë të gjithë të bashkuar do të vërshojmë cep më cep të Shqipërisë, për të bashkuar opozitarët për të rrënuar qeverinë kriminale.

Misioni ynë historik është që shqiptarët të votojnë të lirë. Prej 10 vitesh, qeveria shkatërron zgjedhjet. Dhe që të rikthehet vota e lirë, duhet një qeveri teknike. Ndryshimet janë konfirmuar nga Kryesia dhe tani do të kalojnë tek Këshilli Kombëtar”, u shpreh Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit