Liam Osmani ishte konkurenti më i ri që iu bashkua të shtunën shtëpisë së Big Brother Vip.
Ai e ndërpreu garën pasi rezulton i dënuar për mashtrim.
Madje gjykata e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.
Atë e prisnin oficerët e policisë në dhomën e surprizave, ndërsa më pas Liami u shoqërua prej tyre. Kur ish-banori u fut në dhomën e surprizave ai pa aty policinë dhe shkoi me ta pa kundërshtuar. Para se të arrestohej, Liami deklaroi në dhomën e rrëfimit se hyrja në shtëpinë e Big Brother ishte një shans për të për t’u rikthyer në vendin e tij.