Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi që politika të lerë drejtësinë që të punojë për të zbardhur ngjarjen në Lushnje ku vdiqën dy persona, babë e bir dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur mes tyre deputeti Bujar Çela, në pronën e të cilit ndodhi shpërthimi.
“Për ngjarjen e Lushnjes i kam bërë komentet e mia që në momentin e parë ku i kam kërkuar policisë dhe prokurorisë, në këtë fazë policia dhe prokuroria të vazhdojnë hetimet. Në raportim paraprak policia ka disa vepra penale që duhen hetuar thellësisht nga prokuroria dhe dua t’i kërkoj kukuvajkave të politikës le të lënë policinë dhe prokurorinë që të bëjnë detyrën” tha ai.
Më tej Balla tha se po bëhet gati ligji për policinë e shtetit. “Drafti për pak di të do të hidhet për konsultim publik. Do të ketë një kod të ri etik. Është shumë e nevojshme që të rregullojmë qasjen e policisë për të parandaluar cdo lloj komunikimi të papërshtatshëm të policisë, gardës apo zjarrfikësit që ta kenë të qartë që duhet të ndalojë cdo lloj konflikti interesi dhe punë me integritet të lartë” tha ai.