Një tragjedi ajrore ka ndodhur në SHBA, ku një avion është rrëzuar dhe si pasojë ka sjellë vdekjen e të gjithë njerëzve në bord.
Mësohet se bëhet fjalë për një aeroplan të vogël me një motor, i cili u rrëzua në një autostradë ndërshtetërore. Departamenti i Policisë Metro Nashville ka dhënë detaje duke thënë se aeroplani ka shpërthyer menjëherë në flakë pasi u rrëzua.
“Një aeroplan me një motor është rrëzuar nga korsitë në lindje të I-40, sapo ka kaluar daljen Charlotte Pk. Disa persona në bord janë të vdekur. Puna vazhdon për të përcaktuar se nga e ka origjinën avioni, “tha Departamenti i Policisë Metro Nashville në X.
BREAKING: A single-engine airplane has crashed off the eastbound lanes of I-40 just past the Charlotte Pk exit. Several persons on board are deceased. Work continues to determine from where the plane originated. pic.twitter.com/6tyBa3UCpB
— Metro Nashville PD (@MNPDNashville) March 5, 2024