Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump ka të ngjarë t’i afrohen marrjes së emërimit nga partitë e tyre për garën presidenciale pas votimeve të sotme paraprake, duke i hapur udhë një përballjeje historike mes tyre, me gjithë rezervat e elektoratit për kandidatët.
Zgjedhjet e Super të Martës po mbahen në 16 shtete dhe një territor, nga Alaska në Kaliforni deri në Vermont dhe Virxhinia. 1/3-ta e delegatëve të partive zgjidhen për votim nga miliona amerikanë sot. Janë delegatët që vendosin për kandidatin presidencial, i cili në zgjedhjet e 5 nëntorit do të garojë në emër të Partisë Republikane apo Demokrate.
Në qendër të zgjedhjeve paraprake janë Presidenti demokrat Joe Biden dhe ish Presidenti republikan Donald Trump. Të dy, deri më tani, i kanë zmbrapsur me lehtësi sfiduesit në votimet paraprake dhe udhëheqin garën brenda partive, pavarësisht se anketimet tregojnë se votuesit nuk duan të shohin në 5 nëntor një përsëritje të garës së 2020.
Një anketim i fundit i realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Pres dhe Qendra NORC për Hulumtimin e Çështjeve Publike tregon se as zoti Biden dhe as zoti Trump nuk kanë mprehtësinë e nevojshme mendore për të mbajtur sërish detyrën e Presidentit. Për më shumë kliko KËTU