Meriton Mjekiqi mbrëmjen e kaluar është ndjerë keq.
Gjatë diskutimeve të bëra dje për ngjarjet në shtëpi moderatori Ledion Liço i thotë Meritonit që të largohet në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas burimeve e Meritoni ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spitalin e Traumës.
Mësohet se aty ai ka qëndruar për rreth 2 orë ku ka bërë të gjithë ekzaminimet e nevojshme.