-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohen 53 mijë euro të fshehura në doganë

Kryesoret

Një person është arrestuar, e ndërsa ka nisur hetimi për 2 të tjerë pasi kanë tentuar që të kalojnë para dhe mallra pa i deklaruar në kufi, siç kërkohet në ligj.

Mësohet se gjatë këtyre 2 operacioneve të zhvilluara në Portin e Durrësit, janë sekuestruar 53 600 euro, 133 shishe me verë, veshje dhe 6 celularë, që u gjetën në 2 automjete, në hyrje të Shqipërisë.

Në pranga ka rënë Gj. Gj., 30 vjeç, banues në Lezhë pasi në furgonin që ai drejtonte u gjetën u gjetën 53 600 euro, 6 celularë dhe disa veshje kontrabandë. Ndërsa ka nisur hetimi për shoferin alternativ.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për E. Q., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte, u gjetën 133 shishe me rreth 100 litra verë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit