Ditën e sotme Gjykata Speciale e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Lajmin e ka konfirmuar për “Koha” avokati Artan Qerkini.
Nga Gjykata Speciale kanë thënë se “po kryejnë operacione të vazhdueshme”.
Sapo të ketë informata të reja, artikulli do të përditësohet.
Gjykata Speciale ka kryer bastisje të shpeshta në Kosovë, kryesisht me akuzën e “pengimit të drejtësisë”.