-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Një reformë urgjente e institucioneve të shkollimit – urimi më i mirë!

Kryesoret

Me rastin e festës së arësimit shqip, gëzuar nxënësve, studentëve, prindërve, gjithë personelit ndihmës, autorëve të teksteve, të programeve, inspektorëve, shefave të arsimit në rrethe, dhe edhe ne mësuesve!

Gjithësesi mbeten kujtime të mira dhe kujtime që mund të ishin më të mira!

Lidhja ndërlëndore përshembull mbaj mend që ishte në nivele frigoriferike. Nga sa kam parë tekstet e tanishëm si edhe programet e lëndëve të aprovuara zyrtarisht lidhja ndërlëndore është në po atë nivel, nën zero, ngrirje, akull!

Formimi ndërdisiplinor i nxënësve në gjimnaze është për të dëshiruar!

Me kujtohet se kur bënim gjeometri euklidiane, askush nuk e lidhte edhe me shqisat njerëzore dhe në radhë të parë me antropologjinë e syrit njerëzor. C’ne thotë injoranti lidhja mes gjeometrisë dhe psikologjisë dhe okulistikës! Prandaj është injorant!

Bënin matematikë, algjebër, por se mos kishte ndonjë mënyrë që t’a lidhje me bazat e logjikës, me atë se çfarë është shprehja logjike, se çfarë është identiteti logjik! C’ne?, logjikë as bëhet fare.

Filozofia dhe matematika? C’ne do të thoshte injoranti? Përse duhen lidhur?

Prandaj është injorant!

Bëhet astronomi, por se mos lidhet astronomia me fizikën a thua se ata që zbuluan dhe vërtetuan në kohë moderne lëvizjen e planeteve nuk e shpjeguan më parë atë fizikisht duke e lidhur me ligjet e lëvizjes mekanike dhe itë nercisë të trupave.

C’lidhje fiizika e lëvizjes mekanike me lëvizjen eliptike të planeteve?

Nuk e di se Qielli është shpjeguar nga Toka! Se si të shpjegohej ndryshe!

Kush e lidh faktin që Toka nuk lëviz njësoj, me të njëjtën shpejtësi rreth Diellit, duke e shpjeguar edhe matematikisht me madhësinë e këndeve që formohen në këtë proces ku vatra e rrezeve merret Dielli?

Vërtet e rrumbullakët është Toka? Se mos është elipsoide!

Kush e lidh astronominë me klimën dhe dijet gjeografike dhe ku lidhet gjeografia fizike etj. me dijet ekonomike dhe me të gjitha shkencat mbi njeriun?

Pse ta lidh sociologjinë me gjeografinë ? – thotë dikush që përshembull nuk ka lexuar ta zemë Esprit des lois të Monteskjës?

Pa u bërë kjo lidhje ndërlëndore jemi larg formimit koherent dhe kuptimit të dijeve në formën e tyre strukturore.

Lëndët mbeten të shkëputura nga njëra tjetra. Po që ato të mos mbeten kështu duhet që programet dhe tekstet të jenë sa më tepër të hapur ndaj lëndëve të tjera. Por, duhen edhe mësues që të jenë formuar kështu!

Ne mësojmë shqip, sigurisht, kryesorja, por ç’na duhet edhe disa dije në latinisht dhe në greqishten e vjetër si në shkollat perëndimore?

Filozofia dhe feja? Përjashtuese thotë injoranti! Nuk e di lidhjen e ngushtë midis tyre brenda dallimeve të rëndësishme që kanë pasur dhe djegjes me zjarr në kohë të ndryshme të filozofëve nga klerikët dhe të klerikëve në satër nga filozofët!

Si mund të mos hapet gjuhësia ndaj informatikës dhe inteligjencës artificiale! Me çfarë? Me kalem me gomë në gojë bëhet gjuhësi?

Si mund të mos hapet sociologjia ndaj statistikës!

Si mund të mos hapet psikologjia ndaj psikanalizës!

etj

Dhe kjo kërkon reformimin strukturor të të gjitha institucioneve të shkollës! Ato nuk duhet të funksionojnë të mbyllura në vetvete, si kuti sardelesh për ushtarë në luftë.

Lëvizshmëria e lirë e nxënësve dhe studentëve, interkoneksioni midis strukturave dhe institucioneve arsimore, orientimi drejt dijeve që shkojnë drejt objektit të dijes dhe jo strikt drejt disipilinave lëndore, është bërë urgjente!

Gjithsesi gëzuar festën e arësimit shqip!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit