Në ditën e 7 Marsit, festën e mësuesit, kryeministri Edi Rama ka dhënë urimin e tij.
Në rrjetin social Facebook, Rama ka shpërndarë një video me nxënës të cilët këndojnë “Himnin e Mësuesit” duke dashur të shprehi kështu mirënjohje të thellë dhe respekt për çdo mësues.
“Mirmëngjes dhe duke ju uruar Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë” shkruhet në postimin e kryeministrit.