-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Industria e armatimit të bëhet më efikase dhe e pavarur

Kryesoret

Zgjerimi masiv i prodhimit evropian të armëve dhe më shumë pavarësi nga SHBA: ky është qëllimi i një strategjie të shumëpritur për mbrojtjen që Komisioni i BE-së prezantoi në Bruksel. “Ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Margrethe Vestager – pavarësisht nëse Donald Trump do të bëhet sërish President i SHBA. Trumpi ka kërcënuar se nuk do t’i mbrojë më evropianëtnëse fiton zgjedhjet në nëntor.

Më shumë armë “Made in Europe” dhe pavarësi më të madhe nga prodhuesit ndërkombëtarë të armëve si SHBA dhe Koreja e Jugut janë thelbi i strategjisë së re, të cilën Vestager e prezantoi së bashku me Komisionerin për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton dhe Përfaqësuesin e Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Që prej fillimit të luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë dy vjet më parë, vendet e BE-së i kanë blerë në SHBA 70 për qind të armëve që kanë dërguar në Ukrainë, u tha në Bruksel. “Aftësia e përmirësuar për të vepruar do të na bëjë një aleat më të fortë të NATO-s”, tha Margrethe Vestager duke theksuar se evropianët do të vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë NATO-s.

Më shumë buxhet për mbrojtjen 

Projektligji për një Program Evropian të Industrisë së Mbrojtjes (European Defense Industry Programme, EDIP) kërkon që shtet anëtare të planifikojnë shumë më tepër para për armatimin dhe mbrojtjen krahasuar me më parë: deri në vitin 2030 ato duhet të shpenzojnë “të paktën 50 për qind të buxhetit të tyre të prokurimeve për mbrojtjen brenda BE-së. Deri në vitin 2035 kjo shumë duhet të jetë madje 60 për qind./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit