Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë ku policia u vu në ndjekje të shqiptari, i cili shkaktoi jo pakë probleme.
I gjendur i rrethuar nga policia në stacionin e autobusëve të Liosionit, shqiptari ka tentuar mundësinë e fundit për tu arratisur. Ai me mjetin e tij ka përplasur mjetet e parkuara aty pranë teksa ka shtypur dhe një këmbësorë, ndërsa ka goditur dhe një makinë të policisë.
Oficerët e policisë qëlluan gomat e mjetit të sulmuesit dhe e ndaluan atë.
Pas kontrollit në automjetin e tij iu gjetën rreth 16 kilogramë hashash.
Çështja është marrë përsipër nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës .