-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beqaj pas daljes nga SPAK: Duhet ta ndajnë jam palë e tretë apo person nën hetim

Kryesoret

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur si çdo të premte në SPAK në lidhje me dosjen e sterilizimit. Në përfundim të seancës ai dha dhe një deklaratë për mediat.

“Siç ju e dini unë jam në hetim prej katër muajsh. Vij çdo të premte për të zbatuar vendimin e gjykatës. Kur kam kërkuar aktet më është vënë përpara një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Duhet të ma ndajnë jam person në hetim apo palë e tretë.

Si palë e tretë ka të tjera çështje. Unë jam person nën hetim dhe udhëzimi i përgjithshëm i drejtuesit të SPAK i shtatorit, flet për një procesverbal që mbart prokurori i shënimeve dhe shpenzimeve dhe jo personi nën hetim. Duhet ta ndajnë jam palë e tretë apo person nën hetim”,-tha Beqaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit