-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin në shesh negociatat sekrete PS-PD/ Baçi te 5Pyetjet.al: Fituam! Rama u dorëzua

Kryesoret

Kaosi drejt fundit. Shumica dhe opozita e drejtuar nga Sali Berisha janë ulur në tryezë duke bërë hapin e parë për të arritur një marrëveshje. Në tryezë janë ulur Gazment Bardhi, Bledi Çuçi, Mesila Doda dhe Dashamir Shehi. Bisedimet kanë pasur në fokus kërkesat e opozitës për komisione hetimore dhe përfaqësim në tryezën e Reformës Zgjedhore, konkretisht bashkëkryetarin.

Por, deputeti Luan Baçi në një intervistë për “5Pyetjet.al” shprehet se PD mori një fitore të dyfishtë. Së pari sipas tij, protesta e 20 Shkurtit e detyroi qeverinë që të tërhiqet dhe të ulet për të biseduar për kërkesat dhe së dyti njohën PD-në e vërtetë të drejtuar nga Sali Berisha.

Shumica pas protestës së 20 Shkurtit, ne e kemi thënë që do të tërhiqet dhe do të detyrohet që të zbatojë ligjet e vendit. Jo kërkesat e opozitës, pasi PD nuk kërkon lëmoshë, por zbatimin e ligjeve.

Dhe nuk pranon mohimin e të drejtave në parlament. Ka ditë që shumica ka dhënë sinjalet e tërheqjes edhe pas ndërhyrjes së ndërkombëtareve, kemi si finale rezolutën e PPE-së që i drejtohet mazhorancës.

Nuk mendoj se mazhoranca është e gatshme, gjithmonë do të nxjerrin arsye të tjerë, sepse duan të mbajnë opozitën të përçarë. Për lajmin e sotëm të takimit të kryetares së Kuvendit me Bardhin, Shehin, Çuçin dhe Dodën, nuk ka pse të jetë sekret, nuk ka përse të ketë negociata.

Janë në autoritetin e kryetarëve të grupeve parlamentare. Është një takim që duhet të bëhet cdo javë përpara seancës parlamentare. Më në fund kanë pranuar që të negociojnë të ulen në tryezë.

Kjo tregon se përfundimisht edhe PS, edhe Nikolla, edhe Rama, janë të detyruar që të njohin PD-në e vërtetë, të njohin për kryetar grupi Gazment Bardhin. unë e quaj këtë një arritje, një fitore të këmbënguljes së PD-së në luftën e gjatë të saj që bëhet nga mazhoranca për ta eliminuar” tha Baçi për “5Pyetjet.al”.

Enkelejd Alibeaj nga krahu i Lulzim Bashës denoncoi se ka një dakordësi për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve, por Baçi këtu nuk sheh asnjë gjë të keqe.

Kalimi nga komisioni i reformës zgjedhore tek komisioni i Ligjeve, një ribërje tjetër apo diskutime në komisionin e Ligjeve që u takon të vendosin në bashkëpunim PS me PD-në dhe partitë e tjera opozitare, por edhe me OSBE dhe ndërkombëtarët që duhet të jenë garant për draftin që do të miratohet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit