Një 52-vjeçar, shqiptar i Maqedonisë së Veriut ka qëlluar me armë një 30-vjeçare serbe në Preshevë dhe më pas ka vrarë dhe veten. Sipas mediave serbe, dyshja kanë qenë bashkë në makinë dhe pas një debati mes tyre vajza ka zbritur nga makina dhe ka tentuar të largohet, sipas mediave serbe.
Pas kësaj 52-vjeçari ka qëlluar disa herë drejt saj, ndërsa më pas ka qëlluar dhe veten. Vajza e plagosur rëndë është dërguar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë, e më pas e shoqëruar me autoambulancë është transportuar në Qendrën Mjekësore Universitare në Nish. Shqiptari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.