-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi ‘presion’ Kushtetueses: Presim përgjigje të shpejtë për Komisionet Hetimore

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi përmes një letre i kërkon Gjykatës Kushtetuese përshpejtimin e shqyrtimit të ankimimit për ligjin e Komisioneve Hetimore që socialistët e miratuan me shpejtësi pa konsensus. Më pas demokratët e dërguan në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që ditët e fundit ka pasur disa takime mes socialistëve dhe grupit të Berishës për të gjetur një konsensus për t’i dhënë fund kaosit në parlament.

Në kushtet kur ligji objekt shqyrtimi prek një prej të drejtave themelore që Kushtetuta e Shqipërisë i garanton deputetëve të pakicës parlamentare dhe një prej funksioneve themelore të Kuvendit, atë të kontrollit efektiv të qeverisjes, është e kuptueshme se kjo çështje mbart një interes të veçantë publik, dhe shqyrtimi i saj duhet të bëhet me përparsi, siç ka vepruar Gjykata edhe në precedentin e mëparshëm lidhur me kërkesën e 45 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për shfuqizimin e vendimit nr. 126/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Shqyrtimi me përparësi i kësaj çështjeje duhet të marrë në konsideratë edhe faktin se kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimore, e cila ndodhet e depozituar tashmë në Kuvendin e Shqipërisë (shih paragrafin 39 të kërkesës), ashtu si edhe kërkesat e tjera në të ardhmen mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta nga aplikimi i Ligjit nr. 106/2023. Po ashtu, Gjykata duhet të konsiderojë faktin se legjislatura parlamentare aktuale është në vitin e saj të fundit dhe zgjatja në kohë e shqyrtimit të kësaj kërkesë dëmton drejtpërdrejtë hetimin parlamentar” thuhet në shkresë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit