26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hooper: Dialogu me Serbinë është bërë një rrugë pa dalje

Kryesoret

Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Hooper ka ngritur shqetësimin se momenti diplomatik ndërkombëtar i Kosovës po shkon drejt një ngërçi.

Hooper në një intervistë për median kosovare, Telegraf tha se procesi i njohjes së Kosovës duket se ka mbetur pa ajër, ndërsa dialogu me Serbinë është bërë një rrugë pa dalje.

Ai vuri në dukje se disa prej aleatëve më të rëndësishëm të Kosovës po fajësojnë Prishtinën për çasje jo konstruktive që nuk po sjellin përparime në proces.

“Në këto kohë të turbulencave, mjedisi i sigurisë është vënë në rrezik të madh, ku nuk ka më vend për gabime” thotë Hooper dhe shton se kjo situatë kërkon mençuri në udhëheqje dhe një perspektivë të re nga Prishtina.

Më tej thekson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka një mundësi të artë për të ndihmuar në këtë proces riformimi, duke qenë se procesi diplomatik për Ballkanin Perëndimor duket se ka humbur orientimin.

Hooper argumenton se liderët e Kosovës nuk guxojnë të qasen në trajtimin e kësaj sfide me një ritëm të ngadaltë, pasi Perëndimi mund të zbehë procesin e dialogut, dhe kjo gjë të zvarritet edhe më tej.

“Mungesa e presionit ndërkombëtar po lë vend për një politikë të paqëllimshme që është bërë shpërqendrim nga përpjekjet për një të ardhme konstruktive midis dy shteteve,” thotë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit