Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në Kosovë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, ku një tren pasagjerësh u përplas me një furgon.
Viktimat janë Fahri dhe Vlora Gjocaj, një çift fshati Ballaboç i Deçanit. Pavarësisht ndihmës që morën në spitalin e Pejës, ata nuk ia dolën të mbijetonin.
Policia në raportin e saj ka dhënë detaje mbi rastin, ku siç thuhet në njoftim, shkaku i aksidentit është se drejtuesi i fugonit nuk ka ndaluar në tabelën STOP.
“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni”, thuhet në njoftim.