-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Radoiçiç është kriminel që duhet të përgjigjet për Banjskën

Kryesoret

“Milan Radoiçiq është kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi për sulmin në Banjskë”. Kështu tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një përgjigje për Klankosova.tv.

Ai këtë deklarim e bëri duke komentuar takimin e të dyshuarit kryesor për sulmin terrorist të Banjskës, Milan Radoiçiç me ambasadorin e Serbisë në Washington, Marko Gjuriq.

Hovernier, përsëriti qëndrimin amerikan rreth Radojçiçit i cili qysh para mëse dy vjetësh ishte futur nën sanksione nga Thesari amerikan i Shtetit.

“Siç kanë thënë zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane: Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata të përfshirë në sulmin e kryer nga paraushtarakët etnikë serbë në Banjska që rezultoi në vdekjen tragjike të një rreshteri të Policisë së Kosovës” ka thënë Hovenier.

“Ai ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjska përmes avokatëve të tij. Ai është një kriminel që duhet të mbajë përgjegjësi”.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara për zotin Radoicic është i njohur. Z. Radoicic është nën sanksionet e qeverisë amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, ka thënë Hovenier në një përgjigje për Klankosova.tv

Gjatë ditës së djeshme, në rrjet ka qarkulluar një fotografi e cila është bërë virale ku shihen së bashku Marko Gjuriq dhe kryeterroristi Milan Radoiçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit