Në burgun 313 në kryeqytet nuk do të funksionojë më regjimi i posaçëm për izolim në 41 bis.
Vetëm burgu i Peqinit do të mbajë të dënuarit që izolohen në këtë regjim, ndërsa mësohet se vendimi është mare disa kohë më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Kjo nisur nga fakti se kohët e fundit numri i personave që i nënshtrohen këtij regjimi ka qenë mjaft i ulët dhe mund të përballohet vetëm nga një prej këtyre institucioneve.
Po kështu për shkak të numrit të madh të personave që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë e posaçme është menduar që këta individë të mbahen të izoluar në kryeqytet. Kjo për të ruajtur sigurinë e tyre fizike dhe në të njëjtën kohë për ti ardhur në ndihmë prokurorëve të SPAK për marrjen e tyre në pyetje për shkak të afërsisë që ka kjo godinë me strukturën e posaçme.