Gjobë e majme dhe heqje e lejes së drejtimit, këto janë masat me të cilat është dënuar një 20-vjeçar në Korçë. Kjo pasi i riu ka kryer skena të rrezikshme me makinën e tij në një zonë të banuar.
I riu me inicialet M.M., i ka lënë drejtimin e timonit pasagjerit të tij, ka hipur mbi makinën e cila ishte në lëvizje dhe ka kryer manovra të rrezikshme duke penguar dhe qarkullimin. Të gjitha këto skena janë konfirmuar duke qenë se vet i riu i ka publikuar në rrjetet sociale.
“Kreu manovra të rrezikshme dhe pengoi qarkullimin në zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore identifikojnë dhe ndëshkojnë me masë administrative 75 000 lekë, drejtuesin e automjetit, si dhe i tërheqin lejen e drejtimit” thuhet në njoftimin e policisë.