Grei Bihuci u vra sot në Fier.
19-vjeçari mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike.
Policia ka arritur të ndalojë autorin 18-vjeçar pas ngjarjes, i cili është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Një 20-vjeçar që ndërhyri për ta shpëtuar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.
Goditje dhe britma! Ky është 19-vjeçari që u vra në Fier (Dinamika)