Mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetje” nga Ilir Babaramo u diskutua mbi ligjet e votuara së fundmi në Kuvend dhe funksioni që ato kanë. I vënë në dukje ligji për Investitorët Strategjikë, foli deputeti Agron Shehaj, një figurë e cila i doli kundër dhe me tone të larta miratimit të këtij ligji. Shehaj u shpreh se nga ky ligj përfitojnë personalisht përfaqësues të maxhorancës, ku përmendi rastin e deputetes Olta Xhaçka.
“Ne kemi parë në këto vite se për çfarë është përdorur ky ligj. Në të paktën 3 raste për përfaqësues të maxhorancës, dy prej tyre të lartë. Kjo mendoj se nuk do të ishte e mundur në asnjë vend perëndimor ku kalohet një ligj, ku dy përfaqësues të qeverisë përfaqësojnë personalisht. Kjo është arsyeja pse unë dola kundër. Por mund të flitet dhe për rastin e ministres Xhaçka sesi u shpall investore strategjike, dhe nga mediat kamë zbuluar se SPAK po bën hetime sesi ajo u shpall pronare e tokës ku do të krijohet resorti.
Rasti tjetër ka të bëjë dhe me ish-parkun në Butrint, këtu flitet dhe për zvogëlimin e Butrintit ku ish ministri i ramës do ndërtonte një resort aty dhe ai një anëtar i qeverisë dikur.” u shpreh deputeti.
I pyetur nga moderatori Ilir Babaramo nëse ai qëndron kundër qeverisë apo ligjit, Shehaj u shpreh se “Ndërkohë që është shtyrë ky ligj janë ndryshuar pa fund ligje të tjera. Ligji për zonat e mbrojtura ligji për PPP. Është më e thjeshtë të dish se kujt i është dhënë mundësia për të përfituar. Në momentin që unë shikoj se nga ky ligj kanë përfituar dy anëtarë të qeverisë është e lehtë të thuash se nga ky ligj po përfitojnë. E vërteta është se në Shqipëri janë bërë pikërisht për këta që jkanë kapur pushtetin politik që dinë vetëm të ndërtojnë, resorte, hotele. Nuk janë investime strategjike janë thjeshtë investime.”