Këtë të hënë në kategorinë Superiore, skuadra e Kukësit arriti fitoren e parë në vitin 2024, një triumf minimal 1-0 në shtëpi përballë Laçit.
Një pjesë e parë deri dikur pa emocione me të dy ekipet që u kufizuan në fazën ofensive dhe i dhanë më shumë rëndë mbrojtjes.
Megjithatë në minutën e 27 dhe të 38 Laci pretendoi dy herë për penallti, fillimisht për prekje të topit me dorë nga Selita dhe më pas Tresa pengohet po nga Selita Brenda në zonë, por Var ka konfirmuar se nuk ishin penallti.
Në pjesën e dytë Kukësi nxitoi të gjente golin e avantazhit, ishte Beshiraj ai që në minutën e 52-të arriti të mposhte portierin kundërshtar.
Një avantazh i cili u mbajt nga vendasit deri në frymën e fundit duke e kthyer në tre pikë teje të vlefshme dhe shpresëdhënëse.
Kukësi me këtë fitore vazhdon të jetë në vendin e fundit në renditje me 22 pik dhe mban ende gjallë shpresën për mbijetesë.