Autori i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt, Ruben Saraiva ka mbërritur në Gjykatën e Lezhës ku do të zhvillohet edhe seanca në në lidhje me kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Ai në kërkesën e tij kërkon lirinë.
28-vjeçari portugez u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të 2023 dhe akuzohet për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.