-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

’21 Janari’ në SPAK/ Avokati Berishës: Vendimi Strasburgut jo detyrues, familja Nika…

Kryesoret

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj u pyet nga gazetarët në lidhje marrjen e ’21 Janarit’ nën hetim nga SPAK dhe rekursin e bërë në gjykatë nga gruaja e të ndjerit Aleks Nika ditën e sotme.

Gjokutaj u shpreh se familja e të ndjerit ka të gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj për këtë çështje, por “kjo e drejtë sipas tij qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika”.

Ai u shpreh se vendimi i Gjykatës së Strasburgut për 21 Janarin nuk është detyrues për SPAK-un, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme ka shpallur mos kompetencë për rastin.

“Ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe është vendosur një mos kompetencë për personat Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un. Gjithë çështja është e parashtruar sepse e tillë është dispozita. Këta ndryshojnë vetëm godinat, mendësia është e njëjtë” deklaroi avokati Gjokutaj.

Gjykata rrëzon Berishën, avokati: Këtu vendos Rama, kërkesën do t’ia qepim në pallto

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit