Diskutimet:
Gazmend Bardhi: Siç jeni njohur nga media, ditën e premte kam pasur një ftesë nga Lindita Nikolla për t’u takuar në mënyre informale me kryetarët e grupeve për t’i dhënë zgjidhje krizës parlamentare. Pasi jam konsultuar me kryetarin e partisë z.Berisha, me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me nënkryetarët e tjerë, vendosëm të marrim pjesë. Për këto negociata kanë ndërhyrë edhe ndërkombëtarët, pasi ne kemi kërkuar, që ata të ndërhyjnë. Kemi rënë dakord që të ulemi për komisionet hetimore parlamentare dhe reformën zgjedhore, por nuk kemi asgjë në përmbajtje. Na kanë thirrur sot dhe do shkojmë.
Salianji: Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi qe do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën! Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë qe nuk ka pasur asnjë shenje tërheqja as ne deklaratat publike te Ramës!
Rikthimi sot ne Konferencën e Kryetareve eshte praktikisht rikthim ne normalitet dhe ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën, por nëse e vendosim vete. Nëse ju thoni qe aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi por qe te hyjme ne normalitet se u ulem me Ramen do krijojmë perceptim demtues per opozitën dhe do jemi joserioze sic ka ndodhur shpesh ne kete parti e kete seli qe radikalizohemi qe te marrim vemendjen e Rames nderkohe qe vemendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetaret! Ky akt i sotem na ben dhe me pak te besueshëm!
Te pakten te marrim vendim tani per t’u rikthyer vete ne normalitet jo si shkembim se Rama u ul? Cfarë u ul Rama? A jemi ne qe nuk marrim pjese me vullnet ne konference kryetaresh? A është qeveria ne te njëjtin pozicion qe thote riformuloni kerkesat ne konference kryetaresh dhe me ligjin e ri per komisionet hetimore merrini? A është qeveria qe thote qe me mbarimin e afatit te komisionit bipartizan te Reformes zgjedhore do ta kalojme tek ligjet? Cfarë fitojme ne nga ky aksion? Po bejme levizje te gabuar dhe me pasoja.
Gazment Bardhi: Ligji është shumë i mirë, është funksional. (I referohet ligjit te ri për komisionet hetimore parlamnetare)
Flamur Noka: Ne sot jemi pranuar si palë dhe si realitet politik, siç e tha ambasadori i BE! Aksioni ynë pati sukses sepse ju imponuam qeverisë dhe tani do merremi me terrenin. Ata pranuan që ne jemi PD, pranuan kryetarin e grupit tonë. E rëndësishme është që sot, nga një grup që nuk na njihte askush dhe nuk na ftonte askush, ne jemi opozita e vërtetë sot, pas bashkimit dhe protestës së 20 shkurtit. Pra jo është fitorja më e madhe. Shqiptarët sot e dinë kush është opozita.
Salianji: Kam dy pyetje se s’bej dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishëm te suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e leme sikur nuk shkon! Se dyti si qenka sukses dhe tërheqje qe ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e Kryetareve.
Se treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë ne konference te kryetareve ka qenë Gazi.
Jam i mendimit qe po ndërmarrim lëvizje te gabuar dhe imagjino nëse do deshtoje bisedimi i sotem apo plotesimi i kerkesave, si do themi pastaj qe beme pak gabim se Rama ta hedh per te 100 here!
DEBATI:
Tritan Shehu: Duhet të ngrëmë çështjen e Sali Berishës, pasi lideri i opozitës është i burgosur. Dhe po ua them, unë nuk do të marr pjesë nëse do të ngrihen Komisionet Hetimore Parlamentare në Shëndetësi, sepse unë nuk e konsideroj fitore dhe nuk është asgjë të ngresh komisione hetimore. Natyrisht duhet të përqëndrohemi tek reforma zgjedhore. Por as ligjet nuk kanë rëndësi, më shumë sesa kauza e liderit të opozitës që është i burgosur dhe kjo është e paprecedentë. Të vazhdojmë aksionin tonë në parlament pavaresisht se për çfarë po negociojmë, derisa të lirohet lideri ynë Sali Berisha…
Nallbati: Po doktor, unë jam shumë dakord për çfarë the, madje jam i mendimit që ta përshkallëzojmë edhe më shumë, por të jesh ti i pari në betejë dhe unë pas teje. Po në këto 6 muaj nuk ke bërë asgjë në protestën tonë në parlament dhe thua ta vazhdojmë. Dil ti i pari, bëj një gjë dhe të ndjekim ne nga pas.
Tritan Shehu: Me mua mos u merr se ti nuk je niveli im. S’të jap llogari ty unë.
Baçi: Po lëre, secili ka mendimin e vet. Gjithësecili të thotë të vetën.
Shehu: Pusho edhe ti!
Nallbati: Mos u merr me mua!
Shehu: Mos u merr ti me mua.
Flamur Noka shoqëron Nallbatin për të dalë jashtë mbledhjes dhe ul gjakrat mes palëve.