Një ditë ‘e zezë’ për klubin e Milanit dhe të gjithë tifozët kuqezi. Guardia di Finanza futi në ‘skaner’ ditën e sotme zyrat e klubit si dhe disa dokumente. Kjo pasi ishte informuar për disa parregullësi, të cilat mund të jenë ‘therëse’ nëse konfirmohen.
Mediat italiane raportojnë dyshime të forta ku akuza kryesore është ajo e mashtrimit në pronësi. Mendohet se Milani nuk është shitur kurr fondit amerikan RedBird, që drejtohet nga financieri Gerry Cardinale por ka qenë gjithnjë nën drejtimin e fondit Elliot.
Çfarë do rrezikohej nëse akuzat konfirmohen? Shumë! Nga pezullimi i pikëve në kampionat deri tek eleminimi nga kupat Europiane. Administratori aktual Giorgo Furlani dhe ai paraardhës Ivan Gazidis, rrezikojnë të dy të përballën me masë administrative që fillon me gjobë, për të shkuar te burgimi deri në 4 vite. Natyrisht, arsyeja ka të bëjë me fshehjen e të dhënave dhe tentativave për mashtrim.