Pakti i socialistëve me Sali Berishën nuk është vetëm për ngritjen e dy komisioneve hetimore, koncesionet në shëndetësi dhe sistemin TIMS, por edhe për një komision për reformat që kërkojnë shumicë votash, pra 3/5. Kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi tha se në këtë komision do të diskutohet përpara se draftet me ndryshimet për këto reforma me shumicë të cilësuar të futen në komisionet parlamentare.
Arrihet marrëveshja, Çuçi: Dy komisionet që i dhamë Berishës
“Ne ramë dakord që në parim të diskutojmë për çështje që kanë të bëjnë me ligjet që kërkojnë 3/5 për t’i diskutuar paraprakisht në bërthama më të vogla se komisioni ligjor për të marrë një filtër më të gjerë në finale është seanca në parlament. Ne kemi ngritur një komision, të reformës zgjedhore dhe do të përfundojë mandatin me një produkt.
Aty, në komision janë të përfaqësuar të gjithë korentet opozitare. Produkti i komisionit zgjedhor do të shqyrtohet në procedura parlamentare normale. Duroni deri nesër që të dalim me objektin e korrigjuar për ngritjen e komisioneve hetimore. Kryetarja la nesër një seancë për të shkuar dhe për të avancuar që ditën e nesërme” tha ai.