SPAK ka marrë në hetim ngjarjen e “21 Janarait” për protestuesit e vrarë në këtë datë në vitin 2011. Gruaja e Aleks Nikës, një prej viktimave, deklaroi se e drejta më në fund fitoi. Ajo u shpreh se kanë kallëzuar të gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga Sali Berisha, kryeministër i asaj kohe, deri tek më i vogli, përfshirë këtu dhe Lulzim Bashën, ministër i Brendshëm në 2011-tën.
“Realisht e prisnim e drejta fiton gjithmonë. Mundi dhe gjithçka kemi përjetuar u shpërblye më në fund. Kemi kallëzuar gjithë Zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli. Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Audion me urdhrin për të qëlluar do e dorëzoj në SPAK. Besoj do të vazhdojë” u shpreh Rajmonda Nika.
Për mediat foli gjithashtu dhe xhaxhai i Aleks Nikës i cili tha se ka një vendim të Strasburgut që thotë se është një krim shtetëror.
“Kemi bërë përpjekjet që të gjykohet. Vendimet e saj janë përfundimtare, në mënyrë profesionale vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Për shkak se ka një vendim të Strasburgut” deklaroi xhaxhai i Alkes Nikës.