-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Escobar: Osmani trashëgimtare e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës

Kryesoret

I dërguari i SHBA-ve për Ballaknin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka quajtur presidenten Vjosa Osmani trashëgimtare të marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës.

“Faleminderit zonja Presidente për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë. Ju jeni karakteri kryesor dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës dhe dua të them se kjo trashëgimi është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Escobar.

Një ditë më parë emisari amerikan rithkesoi se me kryeministrin Albin Kurti kanë probleme me komunikimin. Gjithashtu ai u shpreh se kërkon nga ana e të dyja shteteve që të përmbushin kriteret.

“Dua ta përmend sa me rëndësi është vendimi i sotëm për Manastirin. Ishte vendim i vështirë por i nevojshëm dhe i falënderojmë institucionet për gjithë bashkëpunimn”, ka thënë Escobar pas takimit me Presidenten Osmani

Ka shumë punë për të diskutuar për disa sfida, duke përshirë edhe vendimin e BQK-së për të gjetur mënyra se si të ecim përpara që përfshijnë Asociacionin po jo vetëm atë. Siç e përmendi edhe presidentja, të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë dhe gjithashtu për të pasë një marrëveshje historike. Por, ne ftojmë edhe Serbinë që të vazhdojë të zbatojë, prandaj nuk është një përpjekje unilaterale që vetëm Kosova duhet të marrë vendime të zorshme e të vështira që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”, tha ai.

 

Kurti: I kemi kërkuar Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin për Deçanin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit