Këtë të mërkurë më 13 mars në Rimini të Italisë nisi procesi gjyqësor për vrasjen e zjarrfikësit Giusseppe Tuccii, për të cilën akuzohet se është kryer nga shqiptari Klajdi Mjeshtri. Ngjarje e ndodhur në 12 qershor të vitit 2023.
Një seancë e cila u karakterizua nga momente të forta tensioni, sidomos kur babai i viktimës, Claudio Tucci u përball me 29-vjeçarin shqiptar, me këtë të fundit që mohon akuzat.
“Gënjeshtar! Jemi këtu dhe do jemi gjithmonë. Djali ynë nuk vdiq kot. Kemi besim të drejtësia” tha i ati i të riut të vrarë në diskotekën Frontemare në Rimini.
Një moment ku ndërhyrja e forcave të sigurisë ishte e nevojshme për të vendosur qetësinë.
“Ishte një ditë shumë e vështirë. Kur u gjenda përballë vrasësit të djalit, u nervozova, ai as që më shikonte. Më pas e kuptova situatën dhe u qetësova” është shprehur babai i viktimës.
Pas betejës mes mjekëve ligjor të të dyja palëve, gjatë ditë së sotme gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj shqiptarit, i cili në këtë mënyrë do të përfitojë ulje të dënimin me 1/3. Po ashtu, gjyqtari caktoi datën 20 Mars për të përcaktuar një mjek ligjor që do të analizojë rezultatet e autopsisë mbi trupin e zjarrfikësit.
Për mjekun ligjor të mbrojtjes, vdekja e 34-vjeçari erdhi si pasojë e një traume pas koke e shkaktuar si pasojë e rënies në tokë. Mbrojtja pretendon kështu që Tucci nuk vdiq nga grushtet e shqiptarit, por nga përplasja në tokë.