Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara, e cila përfshin pajisjen me radarë dhe kamera të rrugëve, në përpjekje për të ulur numrin e efektivëve që patrullojnë në rrugë.
“Një nga objektivat e mia është që koha e gjetjes e atyre në kërkim të jetë sa më e shkurtër. Një vend për të marrë eksperienca.
Po negociojmë një marrëveshje në fushën e financimit të një sistemi monitorimi me kamera e radarë në rrugët e qyteteve për të mundësuar pakësimin e numrit të policëve në rrugë”, tha Balla.