Një sherr i rëndë i cili ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Siç bën me dije policia në një lokal në lagjen nr.3, tre persona O. B., G. B., dhe D. B., të cilët janë të njohur me njëri tjetrin, gjatë një sherri kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë.
30-vjeçari është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e mjekëve ndërsa 3 autorët kanë përfunduar në pranga.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 13.03.2024, rreth orës 17:10, në lagjen nr. 3, në një lokal, gjatë një konflikti shtetasit O. B., G. B., dhe D. B., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin A. K., rreth 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Korçës.
Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.