GJKKO ka marrë vendimet për 25 personat e akuzuar për korrupsion në këmbim të rimarrjes së lejeve të qarkullimit që ishin pezulluar më parë.
Mes të akuzuarve janë 4 punonjës policie, 12 qytetarë dhe 9 ndërmjetës.
Ata u përballën me 4 akuza: “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Vendimet e gjykatës:
1.1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Alkid Ndreu akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Lidian Broshka)
1.2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Alkid Ndreu për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, dënime me 2 vite burg.
1.3. Të pandehurit Alkid Ndreu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
1.4. Konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Alkid Ndreu.
1.5. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Alkid Ndreu nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
1.6. Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal, të pandehurit Alkid Ndreu i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.
2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Elio Picoku, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin e shtetasit Spiro Tore), parashikuar nga neni 245/1 pg 4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Lika për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim (për rastin e shtetasit Enis Balla), parashikuar nga neni 245/1, pg. 4 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Lidian Broshka për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Evisjon Salku për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 pg 1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Revi Osmani për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin e tij, Revi Osmani), parashikuar nga neni 245/1 pg 1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.