-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush fitoi? Burimi: Mori fund mbretërimi, pakti Rama-Bardhi do të dështojë!

Kryesoret

E ndërsa Konferenca e Kryetarëve e parashikuar për t’u mbledhur mesditën e sotme për të finalizuar paktin mes grupit të Rithemelimit dhe Socialistëve u shty, analisti Genc Burimi në një lidhje me Skype nga Parisi për “5Pyetjet.al” parashikon që nga negociatat nuk do të dalë “tym i bardhë”.  Ai thotë se asgjë nuk është fituar dhe sipas tij “thjeshtë ndërkombëtarët morën për veshi Ramën dhe e çuan në tavolinë”. Kaq. Marrëveshje dhe komisione nuk ka.

Ndërkombëtarët ia bënë Ramës 8 me 2. Rama do të thotë se nuk kam lëshuar gjë të madhe. Rama pati një presion ndërkombëtar. Mbaroi epoka e artë e Ramës ku kishte dy vite rehati gjuhësore duke dhënë një narrative mbi non gratën, me këtë non gratë ai i dehu ndërkombëtarët. Shqipëria pa opozitë, një person i diskualifikuar. Dy vite, mbretëroi si mbret. Por me kalimin e Bardhit tek Berisha përfundoi ky diskurs.

Tani përballë ndërkombëtarët nuk një skelet, si Berisha, sikur paraqitej nga Rama, por një kryetar grupi parlamentar, një Bardhi, që thotë “ç’punë kam unë me Berishën”. A do të pranonit ju në Perëndim që t’u mohohet e drejta për komisione hetimore parlamentare? Jo. Atëherë edhe ndërkombëtarët, në Europë duke hyrë në fushatë dhe duke parë artikujt, ku ka një pakënaqësi të shqiptarëve.

Perëndimorët u detyruan të reagonin duke i thënë të dalim nga kjo situatë. Rama thotë se komisionet do i bëj në bazë të vendimit të Kushtetueses që askush nuk merr vesh se cfarë është. Po ashtu edhe reforma zgjedhore, që do i shkojë deri në fund formatit që kanë nisur me Alibeajn dhe grupi i Bardhit po të dojë të negociojë në parlament. Nuk ka ndryshuar asgjë. Thjeshtë ndërkombëtarët ia bënë 8 me 2 Ramës duke e ulur në tavolinë. Opozita është e fituar. Nuk ka asnjë iluzion, asnjë gjë nuk do të ndryshojë.

Por flakadanët e shpërblyen. Ndërkombëtarët nuk i thanë opozitës, por Ramës qetësohu. Në 2025 nuk ka zgjedhje në 2025. Sot nuk do të dalë “tym i bardhë” nga konferenca e kryetarëve. Asgjë nuk është fituar. Thjeshtë ndërkombëtarët morën për veshi Ramën dhe e çuan në tavolinë. Mos ngatërroni parimin me produktin e negociatave. Nuk besoj që Rama do të pranojë edhe këto dy komisione sipas formulës së kaluar” tha ai.

 

@5pyetjet.alThirrja e forte e analistit: Shqiptarë, armatosuni!♬ original sound – 5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit