Kishin përshtatur një qendër masazhesh në Tiranë për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihet në pranga një 31-vjeçare, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj. Gjithashtu, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 5 të tjerë.
Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, një pajisje DVR dhe një automjet.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- E. O., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale;
-
I. B., 21 vjeç, banues në Skrapar, klient në qendrën e masazheve;
-
M. C., 37 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse në qendrën e masazheve.
▪️u proceduan penalisht:
- D. H., 38 vjeçe, L. S., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve;
-
A. B., 34 vjeç, A. I., 28 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, klientë në qendrën e masazheve;
▪️po punohet për kapjen e shtetasit O. Rr., 38 vjeç.
Shtetasit O. Rr. dhe E. O., administronin një qendër masazhesh, në Rrugën Bardhyl, në të cilën përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.