Një 34-vjeçare nga Vlora po procedohet penalisht pasi mbi të rëndon akuza se shiste veshje të kondrabanduara.
Në pranga ka rënë -D. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë.
Gjatë kontrollit në ambientin ku kjo qytetare dyshohet se magazinonte veshje të cilat i shiste online, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 7 000 euro, për të cilat kjo shtetase nuk dispononte faturën përkatëse të deklarimit në autoritetin doganor.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.