-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analiza/ Pse Radoiçiç është ende i lirë?

Kryesoret

Emri i Millan Radoiçiç është aktualizuar sërish këtë javë, pas qarkullimit të një fotografie, në të cilën shihet bashkë me ambasadorin e Serbisë në Uashington, Marko Gjuriç. Radoiçiç e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, por ende është në liri. Deri ku ka shkuar procesi?

“Millan Radoiçiç është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës” – Shtetet e Bashkuara janë të qarta në qëndrimin e tyre për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, i cili, nëpërmjet avokatit të tij, mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të shtatorit të 2023-tës, në Banjskë.

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj prej sulmit në veri të Kosovës, si pasojë e të cilit u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit, më pas u vranë edhe tre sulmues.

Për Radoiçiçin ende nuk ka vendim prej drejtësisë.

Disa burime i patën thënë Radios Evropa e Lirë se sistemi i drejtësisë në Kosovë do të ngrejë aktakuzë kundër Radoiçiçit në tre muajt e parë të 2024-tës.

Diçka e tillë nuk ka ndodhur ende.

REL-i ka marrë vesh nga burime të tjera se hetimet për rastin janë drejt përfundimit, por aktakuza nuk pritet as gjatë muajit mars.Pas sulmit në fshatin e komunës së Zveçanit, Radoiçiç – i përfshirë në listën e zezë amerikane për pjesëmarrje në krim të organizuar ndërkombëtar – ka shkuar në Serbi.

Atje, Prokuroria e Beogradit e ka marrë në pyetje dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë për disa vepra, përfshirë trafikimin e armëve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, ai tani është në liri, teksa është thënë se atij i janë konfiskuar dokumentet dhe se i ndalohet shkuarja në Kosovë./REL

Ndiqni KËTU analizën e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit