Marrëveshja midis Ramës dhe Melonit në lidhje me emigrantët rrezikon të shpërbëhet.
Kështu raporton media italiane La Repubblica e cila thotë se kjo pritet të ndodhë nëse është e vërtetë që gjyqtarët e seksioneve të imigracionit të gjykatave italiane kanë nevojë për vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të thënë fjalën e fundit për legjitimitetin e procedurave të përshpejtuara kufitare.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur me disa emigrantë tunizianë në qendrën Pozallo vjeshtën e kaluar.
Gjykata italiane e Katanias vendosi ta pezullojë gjykimin dhe ti drejtohet Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duke kërkuar një vendim urgjent. Në përgjigje, Gjykata Europiane i tha jo procedurës së përshpejtuar kufitare.
Edhe në marrëveshjen thuhet se do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare për emigrantët e kapur në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane, duke përfshirë garancinë e diskutueshme prej 5000 eurosh për të pritur vendimin për kërkesën për azil në liri dhe jo në paraburgim në qendrat shqiptare.
Pra, efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai i një shtyrje e përkohshme e papërcaktuar e marrëveshjes së Italisë Shqipëri.