“Arrest me burg” është kërkuar nga Prokuroria e Fierit në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier disa ditë më parë, ku dy kushërinjtë Florjan dhe Klajdi Muka 17 dhe 18 vjeç vranë me thikë 19-vjeçarin Grei Bihuci. Një sherr banal midis një shoku të viktimës dhe 2 autorëve që kishte filluar në rrjetet sociale dhe ishte lënë për “tu sqaruar”.
Dy të rinjtë ishin paraqitur të pajisur me thikë ndërsa Grei Bihuci ndërhyri për të shuar sherrin mbeti i vrarë.
Ditën e sotme do të mbahet seanca ndaj dy të pandehurve ku Prokuroria Fier ka kërkuar “arrest me burg” për akuzën “vrasje me paramendim”.
“Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier regjistroi në datën 11.03.2024 çështjen penale nr. 382, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve te ftohta”, parashikuar nga nenet 78/1- 25 dhe 279/2 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve F.M dhe K.M.
Po ashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, ndaj shtetasve F.M dhe K.M.” thuhet në njoftim.