-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk më ekstraduan’! Bruno Çobo para gjykatës: Në Shqipëri erdha me këmbët e mia

Kryesoret

Bruno Çobo doli ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme, ende pa u bërë 24 orë nga kthimi i tij nga Dubai. Gjykata i ka komunikuar masën e sigurisë arrest me burg që u vendos në mungesë të tij, kjo pasi Çobo rezulton i përfshirë në rrjetin kriminal të mashtrimeve ndaj shtetasve italianë përmes skemës së call-centerave, ku arrihet në një shifër 4.7 milionë euro.

Para gjyqtarëve Çobo ka përgënjeshtruar deklaratat e bëra nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili tha se ekstradimi i tij ishte arritur përmes një procedure të thjeshtuar. Çobo është shprehur se kjo nuk është e vërtetë pasi ai është kthyer i vetëm në Shqipëri për tu vetëdorzuar.

“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë” ka deklaruar Çobo.

Rezulton se Bruno Çobo i ka dërguar nëpërmjet postës Zyrës së Interpol Tirana një kërkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e t’i krijohen kushtet për tu kthyer në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit