Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:06 në tërmet 5.4 ballë goditi Malin e Zi, lëkundjet e të cilit u ndjenë deri në Shqipëri.
Shefja e Departamentit për Analizë dhe Përpunim të të Dhënave Sizmologjike, Milena Tomanoviç, tha se pas tërmetit prej 5.4 gradësh Rihter kanë ndodhur 30 tërmete të mëvonshme nga 3.5 deri në 1 ose 1.5 gradë Rihter, ose të quajtura ndryshe ‘pasgoditje’.
“Ky është një tërmet që ka ndodhur në zonën kufitare të Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, është zona sizmogjene e Bileçës dhe Pivës”, tha Tomanoviç teksa shtoi se nuk dihet ende nëse ka dëme të shkaktuara nga tërmeti.
Duke folur për tërmetet e mëvonshme, Tomanoviç theksoi se ata nuk mund të parashikojnë nëse mund të ndodhë një tërmet i ri me të njëjtën fuqi ose më shumë.