Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha nga Kurbini ka reaguar në lidhje me dakordësinë e arritur mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar duke u shprehet se revolucioni u flijua për dy komisione.
“Revolucioni i shpallur me bujë u flijua për dy komisione hetimore, njëri prej të cilëve sot u njoftua që kanë mbaruar hetimet dhe që do të komunikohen akuzat dhe që me të drejtën e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve nga Ilir Beqja me shokë, do të shkojnë në burg sepse kanë vjedhur. Këta kanë rënë dakord që të ngrenë komision, ta hetojnë, të shohin çfarë shkeljesh administrative kanë bërë dhe t’i propozojnë Ramës që të ndryshojnë ligjet.
Për këtë u shit revolucioni i premtuar kurbinasve dhe gjithë demokratëve shqiptarë.Ku është revolucioni, ku është përmbysja e Edi Ramës? Cila është fitorja që i shet sot demokratëve të Kurbinit që i more pas vetes me premtimin se do ta rrëzoje Edi Ramën? Ku është bashkia e Kurbinit? Të gjitha kanë avulluar si iluzione, sepse nisen me një pretendim të remë” deklaroi Basha.
Sipas tij lepuri apo kleçka në këtë marrëveshje fle tek marrëveshja e 2008-ës.
“Por diku tjetër fle lepuri, te marrëveshja famëkeqe e kushtetutës 2008-ës për të mbajtur monopolin për kandidatët për deputetë, për të kontrolluar sistemin politik siç u ka lënë trashëgimi Ramiz Alia. Edhe pse kjo në këtë formë mund të vij me një çmim shumë të lartë jo thjesht për demokratët, por për të gjithë Shqipërinë, për të gjithë Kombin me çmimin e lartë të konsolidimit të pushtetit të Edi Ramës dhe rrënimit të opozitës shqiptare” tha Basha.