Firma “Affnity Parters” e Jared Kusher, dhëndri i ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump është duke negociuar për të tre investime të rëndësishme në Ballkan që mund të kalojnë vlerën 1 miliard dollarë dhe midis tyre spikat ajo në Sazan në Shqipëri.
Ishulli i Sazanit, dikur një bazë ushtarake, po planifikohet të kthehet në një resort luksoz të markës “Aman”, e gjitha kjo sipas një deklarate të dhënë nga Krusher për Bloomberg.
Affinity po kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit të Shqipërisë, një rajon bregdetar me më shumë se 4 kilometra plazhe me rërë të bardhë. Firma planifikon të shtojë disa resorte kryesore në zonë, me afro 10,000 njësi vilash dhe dhoma hoteli.
“Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë në botë” ka deklaruar Krusher.