-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia i bllokon ‘Benzi-n’ e blinduar Safet Bajrit

Kryesoret

Policia e Shkodrës sqaroi me anë të njoftimi se ka shoqëruar në komisariat një automjet të blinduar në pronësi të Safet Bajrit, një emër i njohur për policinë në qytetin verior.

Automjeti rezulton i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent dhe për këtë arsye është bllokuar.

“Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.

Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.

Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit të mjetit” thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit